Një përplasje me armë është shënuar pasditen e së hënës në Artemisa në Greqi, duke lënë të vdekur 6 persona.
Sipas mediave greke dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë.
Përplasja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Akropoleos dhe duket se ka pasur shkëmbim të shtënash me armë zjarri.
Njëri nga viktimat, i cili raportohet të jetë shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti. Pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit.
Përplasja me armë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh mes bandave.
Makina në të cilën u gjetën 5 viktimat është me targa gjermane.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës dhe po skanon kamerat e sigurisë për të mbledhur video materiale që do ta ndihmojnë të zbardhë ngjarjen.
/rtsh.al/