RTSH 24 Live

Botë

Përplasja diplomatike/ Estonia dhe Letonia kërkojnë largimin e ambasadorëve të Rusisë

24/01/2023

Përplasja diplomatike/ Estonia dhe Letonia kërkojnë largimin e ambasadorëve të Rusisë

Pas njoftimit të Rusisë për zbehje të marrëdhënieve diplomatike me Estoninë, duke e akuzuar atë për "rusofobi totale", shtetet anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, Estonia dhe Letonia, kanë kërkuar largimin e ambasadorëve rusë nga shtetet përkatëse.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se ambasadorit të Estonisë do t'i kërkohet të largohet muajin e ardhshëm dhe se të dyja vendet do të përfaqësohen nga të ngarkuarit me punë të përkohshme në vend të ambasadorëve.

Nga ana e saj, Estonia u përgjigj në mënyrë të ngjashme, me ministrin e Jashtëm, Urmas Reinsalu, që bëri të ditur se të dërguarit rus do t'i kërkohet të largohet deri më 7 shkurt.

Tri vendet baltike kanë ngritur zërin vazhdimisht duke kërkuar sanksione më të ashpra ndaj  Rusisë, si dhe shtimin e ndihmës për Ukrainën.

/rtsh.al/