RTSH 24 Live

Aktualitet

Përplasi me makinë traun e hyrjes në Parlament, arrestohet 32-vjeçari

07/12/2022

Përplasi me makinë traun e hyrjes në Parlament, arrestohet 32-vjeçari

Një incident është regjistruar jashtë Parlamentit këtë të mërkurë, ku një makinë është përplasur me traun e hyrjes. Nëpërmjet një njoftimi, policia bën me dije se shofer i automjetit ishte një 32-vjeçar me inicialet M. B., i cili është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për sqarimi e rrethanave të ngjarjes.

Nga aksidenti nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa është dëmtuar vetëm trau i hyrjes në Parlament. Për momentin nuk dihen të tjetra detaje në lidhje me ngjarjen, teksa vijojnë hetimet.

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament. 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

/rtsh.al/