RTSH 24 Live

Aktualitet

Përplasen dy makina në Elbasan, dërgohet në spital një grua shtatzënë

26/02/2021

Përplasen dy makina në Elbasan, dërgohet në spital një grua shtatzënë

Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme në vendin e njohur si “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan. Sipas informacioneve të para, një mjet tip Mercedes që drejtohej nga një vajzë është përplasur me një mjet tjetër tip fuoristradë. Fatmirësisht nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa dy drejtuesit janë në gjendje të mirë shendetësore.

Tronditje ka pësuar vajza, e cila sipas burimeve nga vendngjarja thuhet se është shtatzënë çka ka bërë që edhe ambulanca  të mberrije me shpejtësi për t’a dërguar drejt spitalit ku bëhet me dije se është pa probleme serioze për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.