RTSH 24 Live

Televizion

Përmirësimet në cilësinë e transmetimit, RTSH njoftim për shikuesit e qarkut të Durrësit

18/08/2022

Përmirësimet në cilësinë e transmetimit, RTSH njoftim për shikuesit e qarkut të Durrësit

Radio Televizionit Shqiptar njofton se ditën e premte më datë 19 gusht nga ora 06:00 deri në orën 13:00 të gjithë shikuesit e zonave Durrës, Plazh, Kodër Arapaj, Shkëmbi i Kavajës, Shkallnur, Rrashbull, Spitallë, Sektori Rinia, Gjiri i Lalzit pjesërisht, Njësia Administrative Sukth dhe fshatrat përreth, Fllakë, Xhafzotaj, Shijak dhe fshatrat përreth që kanë të drejtuara antenat televizive nga Kodër Arapaj apo Kodër Spitallë (PSV) mund të kenë probleme me marrjen e sinjalit të RTSH dhe kanaleve që mbështeten në platformën digjitale të RTSH, për shkak të punimeve që po kryhen për përmirësimin e cilësisë së transmetimit.

/rtsh.al/