RTSH 24 Live

Sociale

Përmet, prodhim i mbarë i mbarë në vreshtari, ankohen fermerët: “Nuk ka treg. Shteti të na mbështesë”!

26/09/2021

Përmet, prodhim i mbarë i mbarë në vreshtari, ankohen fermerët: “Nuk ka treg. Shteti të na mbështesë”!

Sektori i vreshtarisë duket se këtë vit ka pasur zhvillim. Në Përmet prodhimi rezulton i mbarë, por fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit për sigurimin e tregut. Ndërsa administratorët e kantinave të rrushit kërkojnë mbrojtje nga produktet e jashtme, uljen e akcizës  dhe TVSH-së.
Kantinat e verës po prodhojnë mbi kapacitet në dy qendrat kryesore të vreshtarisë në këtë bashki, aty ku fermerët po vazhdojnë vjeljen e vreshtave me rrush. 
Prodhimi këtë vit, sipas tyre, është i mbarë por po përballen me mungesën e tregut për produktin e tyre. 
Shtimi i sasisë së rrushit të prodhuar ka sjellë edhe rënien e çmimit të produktit.
Në shtimin  prodhimit kanë ndikuar edhe zbatimi i bazave shkencore për përmirësimin e varieteteve me cilësi dhe sasi.
Kantinat përpunuese të rrushit këtë vit kanë kaluar kapacitetin që kanë. Administratorët e kantinave kërkojnë mbrojtje nga produktet e jashtme, uljen e akcizës  dhe TVSH-së tek prodhimtaria e rrushit.