RTSH 24 Live

Politikë

Përmbytjet/ Xhaferraj: Qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore! Rama: S’plotësohen kriteret ligjore

24/11/2022

Përmbytjet/ Xhaferraj: Qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore! Rama: S’plotësohen kriteret ligjore

Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë Kryeministrin Edi Rama lidhur me reshjet e shiut dhe përmbytjet që kanë përfshirë ditët e fundit disa qarqe të vendit, më problematike nga të cilat kanë rezultuar qarku Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj ka adresuar një sërë pyetjesh ndaj Kryeministrit Rama nëse kishte informacion mbi reshjet e parashikuara; masat e marra nga qeveria dhe nëse hapja e portave të hidrocentraleve dhe digave u bë shkak për përmbytje. Më tej Xhaferraj kërkoi nga qeveria shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarkun Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Reshjet e ditëve të fundit kanë prodhuar situatë kritike në qarkun Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Hapja e portave të hidrocentraleve ka sjellë përmbytje duke rrezuar jetën dhe shëndetin. Rasti më i rëndë vdekja e babë e bir në Malësinë e madhe. Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes në Shkodër më shumë se 4  mijë hektarë të përmbytur. Në Durrës situatë problematika në disa zona dhe ish-kënetë.

Përmbytjet kanë ardhur dhe si rezultat i hapjes së portave të hidrocentraleve. Grupi i PD vendosi të ndërmerrte 2 veprime: zhvillimin e interpelancës për informacione dhe shpjegime dhe masat e marra. Po ashtu, kemi kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto 3 qarqe. Rama të japë shpjegime a kishte informacione lidhur me reshjet e pritshme? Nëse po cilat ishin masat e marra nga qeveria? A u bë shkak hapja e portave të hidrocentraleve? Pse nuk u lajmëruan familjet që të merrnin masat për evakuim? A ka filluar vlerësim për dëmet e shkaktuara? Ministri Peleshi ka thënë se 10 milionë dollarë u janë akorduar bashkive? A mjafton për dëmet e shkaktuara? Cilat janë investimet në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve në këto 3 qarqe? Ne nuk ju akuzojmë për reshjet, por përmbledhjen më të mirë dhe akuza më të mira i keni ngritur ju vetë se si Rama i ri i viteve më parë i flet sot Ramës tjetër për ccështjen e përmbytjeve”, tha Xhaferraj teksa shfaqi në Kuvend një video nga fjalimi i mbajtur nga Rama në përmbytjet e Shkodrës më 2010.

Lidhur me kërkesën e opozitës për shpalljen e gjendjes së emergjencës, Kryeministri sqaroi se për të plotësuar këtë kërkesë ka një kuadër ligjor dhe kritere të përcaktiuara që nuk kanë lidhje me situatën aktuale.

Teksa theksoi se vijon t’i qëndroj të njëjtës deklaratë për keqadministrimin skandaloz dhe kriminal të Kaskadës, Rama theksoi se përmbytjet e 12 viteve më parë në Shkodër, nuk kanë të krahasuar me përmbytjen e disa ditëve më parë.

“Ku është çeta e kusarëve do ua japë shumë të plotë sot. Përsa i përket çështjeve të ngritura prej jush, në parantezën e bërë lexova që shqetësimi juaj kryesor është pse nuk shpallet gjendja e emergjencës? Ka një kuadër të plotë ligjor, kritere të përcaktuara që s’kanë lidhje me situatën aktuale. Nuk dëshiroja sot të hyja në krahasime, por i qëndroj asaj që bujarisht ndatë me publikun. Janë faktet që flasin qartë.  I qëndroj atij sinkroni për keqadministrim skandaloz kriminal të Kaskadës.

Bashkia Shkodër nga ajo kohë që kam thënë atë janë përmbytur 25 mijë hektarë vetëm në qarkun e Shkodrës. Nga të cilat 14 mijë kanë futur brenda dhe qytetin e Shkodrës në atë kohë. Ndërkohë që prapë referuar kësaj bashkie, sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 këtë herë. S’ka lidhje me Kaskadën, zero. Dhe 4 mijëshen që sollët në vëmendje nuk është vetëm për Shkodrën por përfshi dhe Lezhën. Të gjitha zonat të cilat shumë më pak se më parë se ka punuar Bashkia Shkodër edhe më parë u identifikuan si zona kritike, sot nuk janë më zona kritike. Është ndërtuar nën kuotë në zonën e ish-kënetës. Kjo nuk bëhet me a mendon a s’mendon qeveria kjo bëhet duke bashkëpunuar të gjithë së bashku. Se na ktheheni dhe na thoni po shpërngul votuesit tanë.

Për banesat: se e bëjnë pyetjen shpesh se si ka mundësi që ka përmbytje? Ne kemi patur më shumë përmbytje kur ishin një gjë shumë e rrallë nëpër botë. Sot ndodhin, nuk janë më një gjë e rrallë. Ka përmbytje e përmbytje. Në rastin kur unë kam komentuar ka qenë përmbytje e robit, jo e zotit. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër 6130 shtëpi. Ndërkohë po bashkia Shkodër thotë se ka patur vetëm 30 banesa në prezencë uji të përkohshme, në Durrës 15. Nëse unë e marr kameran e iphonet tim dhe e fus me qëllim në një vrimë të vogël me uji në të djathtë të korridorit mund të simuloj një përmbytje globale po të dua. Kësaj here flet Bashkia Shkodër e cila drejtohet nga më të flaktit dhe më të përvëluarit e asaj që dikur quhej PD”, tha Rama.

/rtsh.al/