RTSH 24 Live

Aktualitet

Përmbytjet, ushtria shpërndan ndihma në zonat e prekura

24/11/2022

Përmbytjet, ushtria shpërndan ndihma në zonat e prekura

FA shqiptare janë angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare në zonat që u prekën nga përmbytjet  e ditëve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shpërndau në rrjetet sociale pamje nga shpërndarja e këtyre ndihmave.

“Efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare për banorët e zonave që u prekën nga përmbytjet”, u shpreh ai.

Sipas zotit Peleshi bëhet fjalë për “580 pako me detergjentë, 580 pako ushqimore, 15 ton bazë ushqimore nga fondi i rezervave të shtetit u shpërndanë në Shkodër, 362 pako ushqimore në Malësinë e Madhe, 250 pako në Vaun e Dejës dhe Pukë si dhe 200 pako ushqimore në Lezhë”.

“Në krah të njerëzve, jo vetëm në ditë të vështira!”, thekson ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

 

/ rtsh.al /