RTSH 24 Live

Botë

Përmbytje katastrofike, uragani Ian godet Floridën, me qindra banorë të evakuuar

28/09/2022

Përmbytje katastrofike, uragani Ian godet Floridën, me qindra banorë të evakuuar

Uragani Ian, një stuhi e fuqishme e kategorisë katër, po sjell përmbytje të rënda, erëra të forta dhe stuhi në brigjet e Floridës. Erërat që arrijnë shpejtësinë 250 km/h. Pas Kubës, ka goditur brigjet e Floridës në ishujt Sanibel dhe Captiva, duke shkaktuar stuhi dhe shkatërrim në zonë, ndërsa me qindra banorë janë evakuuar.

Stuhia që po i drejtohet Gjirit Tampa, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA ka lëshuar një paralajmërim për zonat Englewood, Rotonda dhe Grove City ku uragani pritet të jetë më shkatërrimtarë.

Gati 300,000 njerëz në Florida janë tani pa energji elektrike, ndërsa shumë spitale dhe azile të moshuarish janë evakuuar.

Pavarësisht se janë mjaft larg nga shtegu kryesor i stuhisë, tre qarqet më të populluara në Florida - Miami-Dade, Broward dhe Palm Beach - po ndjejnë efektet e erërave të fuqishme, të cilat natën e kaluar u përkthyen në tornado që prekën qytetin e West Miami Dadedhe një aeroport lokal në Broward. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar dhe viktima.

/rtsh.al/