RTSH 24 Live

Botë

Përleshja në stadium i mori jetën të paktën 129 personave, dalin pamjet nga tragjedia në Indonezi

02/10/2022

Përleshja në stadium i mori jetën të paktën 129 personave, dalin pamjet nga tragjedia në Indonezi

Janë publikuar pamje nga tragjedia në Indonezi, ku një përleshje në stadium pas një ndeshje futbolli, i mori jetën të paktën 129 personave dhe la 180 të tjerë të plagosur.

Në pamje shihet turma e njerëzve të cilët nxitojnë të futen në stadium, ndërsa forcat e policisë reagojnë duke hedhur gaz lotsjellës. 

Kaosi u krijua kur tifozët e skuadrës humbëse hynë në fushë dhe u përleshën me policinë. Ngjarja është në një nga tragjeditë më të rënda të futbollit në botë./ BBC

/rtsh.al/