RTSH 24 Live

Europë

Përleshen në sallë deputetët në parlamentin e Çekisë

22/01/2021

Përleshen në sallë deputetët në parlamentin e Çekisë

Debati në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Çekisë u shndërrua në “ring boksi”.

Lubomit Volni, një deputet i pavarur nga lista e nacionalistëve radikalë çekë, u përlesh me kryetarin, Tomash Hanzel, nga radhët e social-demokratëve pasi mikrofoni i tij u fik për shkak të fyerjeve që po adresonte.

Në fund, sigurimi dëboi Volny-n nga salla dhe policia po heton shkeljen e masave, si dhe refuzimin e Lubomit Volny dhe kolegut të tij Marijan Boyko për të mbajtur maska.

Në Republikën Çeke, shkelja e masave antiCOVID-19 dënohet me 400 euro./BW