RTSH 24 Live

Kulturë

Përkujtohet artisti Agim Krajka

03/05/2021

Përkujtohet artisti Agim Krajka

Artisti i madh shqiptar Agim Krajka ka lindur më 3 maj të vitit 1937 në Kavajë. Familja e artistit ishte një familje me tradita dhe me origjinë nga Dibra e Madhe e cila u zhvendos në Tiranë kur kompozitori ishte ende fëmijë. Talentin për muzikën, Agim Krajka e ka të trashëguar nga babai i tij i cili ishte një fizarmonicist.

Që në moshë të vogël ai regjistrohet dhe bëhet pjesë e shtëpisë së pionierit në Tiranë ku dhe do të spikaste për talentin e tij të jashtëzakonshme e cila prej punës së madhe mori dhe dimensionet që ai arriti më pas.

Agim Krajka spikati më tepër në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në qytet kur ai ishte ende i ri dhe përveç fizarmonikës ai filloj të punoj dhe të luaj në disa instrumente të tjera.

Për herë të parë ai punësohet si instrumentistë në estradën e ushtrisë dhe më pas në ansamblin e ushtrisë. Pasi mbaron edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak kthehet në Tiranë për tu bërë pjesë edhe i festivalit të parë në RTSH ku kompozon për herë të parë këngën me titullin “Lemza” të cilën e interpreton legjenda e muzikës shqiptare, artistja Vaçe Zela. Më pas vijon me këngën “Djaloshi dhe shiu”.

Pa këtij kompozimi të  fundit ai kritikohet fortë nga regjimi për Influenca moderne në krijimtarinë e tij, çka e bën atë më të kujdesshëm në këtë aspekt. Momenti kur dhe do të ndryshonte përfundimisht orientimin e tij modern ishte festivali i 11 sikurse për shumë artist të tjerë, çka e detyronte atë që të kompozonte dhe të ishte nen shërbim të partisë dhe politikave të saj.

Gjithsesi studimet për kompozicion i filloj në vitin 1963 nën drejtimin e pedagogut dhe artistit Çesk Zadeja. Ky ishte edhe momenti kur ai u quajt përfundimisht një artist profesionist. Më pas bëhet pjesë e “Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore” por që vazhdoj të eksperimentonte në krijimtarinë e tij edhe në rryma të tjera dhe sidomos në muzikën e lehtë.

Artisti ka kompozuar me qindra këngë dhe orkestrale për fizarmonikë. Ka fituar shumë çmime të treta, të dyta dhe të para në festivalet e fundvitit në të cilin ai vazhdoj të ishte pjesë edhe pas viteve ’90.

Artisti është vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”

Kompozitori i njohur Agim Krajka ndërroj jetë më 1 mars të vitit 2021.