RTSH 24 Live

Art

Përkujtohet 90 vjetori mjeshtrit të muzikës Pjetër Gaci

31/03/2021

Përkujtohet 90 vjetori mjeshtrit të muzikës Pjetër Gaci

Me një “Koncertit Instrumental” me pjesë të kompozuara nga kompozitori virtuoz shkrodran Pjetër Gaci, dhe një konferencë jubilare Akademia e Shkencave përkujtoi  90-vjetorin e lindjes së Artistit të madh shqiptar.
Pjetër Gaci ka meritën e kompozimit e të parit koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptarë, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale pranë TOB në vitin 1956. 
Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera "Toka jonë", "Përtej mjegullës", kantata "O moj Shqipni, e mjera Shqipni", "Për ty Atdhe".
“ Krijimtaria e tij ofrohet sot si një udhërrëfyese aureale për të ndjekur zhvillimet e muzikë shqiptare në harkun e gati gjysmëshekulli. Materiali më i njohur është “Për ty atdhe”, i interpretuar nga Mentor Xhemali, të cilin mund ta përkufizojmë si klasik, me një orkestrim simfonik, mbështetur në vokalizat e një kori, ai u diskutua për t’u bërë edhe himni i Shqipërisë” tha etnomuzikologia Mikaela Minga.
Thonë që artistët karakterizohen edhe nga një shpirt i bukur, ndaj edhe ish-nxënësi i tij, violinisti Lorenc Radovan, përveç si mjeshtër të melodisë së muzikë shqiptare, me nostalgji flet edhe për humanizmin që e karakterionte, Pjetër Gacin.
“Unë isha student në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe sigurisht që gjeta inspirimin, gjeta mikun. Ishte një emë shumë i madh, me shumë emocion e pritëm takimin e parë, koifidenca ishte shumë e madhe, mirësia e tij dhe miqësia që ofronte” tha zoti Radovani.
Megjithëse, e shoqja e jetës e Pjetër Gacit është me origjinë ruse, ajo pohon se pjesën më të arsyeshme të jetës së saj e ka jetuar pranë bashkëshkëshortit, në qytetin e lindjes së tij, i cili është kthyer tashmë edhe në vendin e saj të zemrën, ku ruan kujtimet më të bukura të jetës. “Emri i krijuesit, rron sa rron vepra e tij, por shyqyr vepra e tij rron dhe kujtohet emri. Nuk e di se cili është më vendi im, derisa kam zgjedh këtu edhe me vdek. Unë këtu kam jetuar pjesës më të arsyeshme të jetës sime. Si krijues ai ka thënë tanë janë fëmijët e mi. Ndofta “Për ty atdhe” e ka veçuar. Unë kam pasë privilegjin me qenë pranë tij kur krijonte veprat” tha Tamara Gaci.
Mjeshtri Pjetër Gaci i ka lënë kombit të vet një trashëgimi të madhe me rreth 500 krijime, 45 vepra muzikore, koncerte për violinë apo tabllo koreografike, romanca, disa opera, nga të cilat 7 janë vlerësuar me çmime; rreth 175 këngë, ndër to 45 fituan çmime. Në vitin 1989 Pjetër Gacit iu akordua titulli "Artist i Popullit". Ai është vlerësuar me çmimet: “Naim Frashëri” (klasi I), “Flamuri i kuq i punës” (klasi II), Çmimi i Republikës (klasi I)