RTSH 24 Live

Art

Përkujtohet 121 vjetori i lindjes së gjeniu të poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci

27/12/2020

Përkujtohet 121 vjetori i lindjes së gjeniu të poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti kujtoi sot poetin e madh, Lasgush Poradeci.
Margariti shprehet se “në një ditë si kjo, 121 vjet më parë lindi gjeniu i poezisë shqiptare, njeriu i pakompromis, që jetoi përtej kohërave e regjimeve. Pa Lasgushin letrat shqipe do të ishin të mangëta”.
Lasgush Poradeci, ka lindur në Pogradec më 1899. Studimet e shkollës së mesme ai i kreu në Manastir e Athinë, dhe më pas studioi në Bukuresht në vitin 1921, e në Grac të Austrisë në vitin 1924.
Familja e tij ka luajtur një rol të veçantë në çeljen e Shkollës së Parë Shqipe në Pogradec, në vitin 1887, ku vetë Lasgushi ishte një ndër patriotët më në zë të lëvizjet patriotike të kolonisë shqiptare të Bukureshtit.
Lasgushi është autor i më se shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe. (Sipas balkanweb)