Data 1 mars shënon fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në qytetin e Kukësit, përgjatë rrugëve kryesore janë vendosur urime dhe mesazhe për ata që agjërojnë. Banorët shprehin dëshirën dhe emocionin e tyre për këtë muaj të veçantë.
“Është “kushtetutë” e fesë Islame që personat që besojnë në islam të mbajnë edhe Ramazan, është një kushtim edhe për familjen edhe për veten. Edhe nga ana shëndetësore ndihmon në mirëqenien e çdo personi”, u shpreh një qytetar.
Ata urojne që në këtë muaj të pranohet agjerimi dhe të gëzojnë shëndet të plotë të gjithë agjëruesit
Muaji i Ramazanit fillon më 1 mars dhe përfundon më 29 mars, ndërsa mëngjesi i datës 30 mars shënon festën e Fitër Bajramit, e cila simbolizon mbylljen e këtij muaji të shenjtë për këtë vit.
/rtsh.al/