RTSH 24 Live

Aktualitet

Përfundon takimi "kokë më kokë" mes Merkel dhe Ramës në Pallatin e Brigadave 

14/09/2021

Përfundon takimi "kokë më kokë" mes Merkel dhe Ramës në Pallatin e Brigadave 

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama kanë përfunduar takimin kokë më kokë në Pallatin e Brigadave. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë ka shpërndarë pamjet nga takimi i cili zgjati rreth 45 minuta, por ende nuk ka dhënë hollësi rreth përmbajtjes.
Pas takimit delegacionet janë larguar drejt Tirana Business Park ku do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor. Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur në këtë ambient në pritje për të zhvilluar takimet bilaterale.