RTSH 24 Live

Kuzhinë

Përfitime befasuese të ujit me limon për shëndetin

08/12/2022

Përfitime befasuese të ujit me limon për shëndetin

Gjithnjë e më shpesh dëgjojmë se personat që pinë ujë me limon në mëngjes supozohet të jenë shumë e shëndetshëm. Por çfarë bën saktësisht? Ja një renditje se  çfarë mund të përfitoni nga uji me limon.

1. Ilaç për të ftohtin dhe gripin

Duke konsumuar ujë me limon ju mund të rritni sistemit imunitar. Kjo për shkak se limonët (dhe agrumet e tjera) janë të pasura me vitaminë C dhe si pasojë do të luftoni të ftohtin dhe gripin.

2. Ndihmon në problemet e tretjes

Në rast të problemeve me tretjen mund të pini një gotë ujë me limon. Limoni përmban acid citrik, i cili ndihmon në sekretimin e lëngjeve gastrike duke lejuar sistemin tretës të përpunojë më mirë ushqimin.

3. Lehtëson dhimbjet e kyçeve

Me rritjen e moshës, rreziku i dhimbjeve të kyçeve është i lartë. Pirja e ujit me limon mund të ndihmojë në lehtësimin e disa dhimbjeve. Për shembull, thuhet se redukton disi acidin urik, gjë që është e mirë sepse grumbullimi i këtij elementi është shkaku i dhimbjes së kyçeve.

4. Ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka

Citrati i cili është një përbërës qe gjendet te limonët mund t'ju ndihmojë të parandaloni formimin e gurëve të kalciumit.

5. Lehtësoni dhimbjet e fshikëzës së tëmthit

Përfshini ujin me limon në dietën në përditshmëri sepse është në gjendje të hollojë lëngun biliar dhe të shpërndajë gurët e tëmthit.

6. Ndihmon për të humbur peshë

Uji me limon stimulon metabolizmin, zvogëlon ndjenjën e urisë dhe mund të përshpejtojë humbjen e peshës.

7. Ilaç për helmimin nga ushqimi

Uji me limon ndihmon edhe kundër helmimit nga ushqimet për shkak te acidit ndihmon në vrasjen e baktereve.

8. Ul presionin e lartë të gjakut

Uji me limoni ka një efekt pastrues në enët e gjakut gjithashtu ndihmon ne uljen e presionit të lartë të tij.

9. Kundër urthit

Një sasi e vogël e ujit me limonit mund të ndihmojë në neutralizimin e acidit të stomakut dhe të sigurojë pak lehtësim.

10. Kuron aknet

Uji me limon ka një efekt alkalizues në trup dhe mund të ndihmojë në uljen e akneve.

11. Luftoni aneminë

Nëse jeni anemik është e rëndësishme të hani ushqime që përmbajnë hekur, por vitamina C gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Vitamina C bën që trupi të thithë më mirë hekurin që përmban ushqimi. Për këtë arsye në ndihmë ju vjen uji me limon.

12. Lehtëson alergjitë

Mesa duket uji me limon mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të alergjisë.

/rtsh.al/