RTSH 24 Live

Botë

Përfaqësuesja e ShBA-së për Tregtinë: Së shpejti pritet nisja e marrëveshjes së Fazës 1 me Kinën

07/05/2021

Përfaqësuesja e ShBA-së për Tregtinë: Së shpejti pritet nisja e marrëveshjes së Fazës 1 me Kinën

Kina dhe ShBA-ja pritet të vlerësojnë zbatimin e marrëveshjes së tyre tregtare të Fazës 1 "në një periudhë të afërt", për të ndikuar në të ardhmen e lidhjeve dypalëshe tregtare, tha të mërkurën përfaqësuesja e ShBA-së për Tregtinë Katherine Tai në forumin e "Financial Times Global".

"Nuk e kam takuar ende homologun tim," tha ajo. "Pres dhe shpresoj që (ta takoj) në një periudhë të afërt."

Në seancën e muajit të kaluar në Kongres, Tai tha se do të takohej me Liu He, zv/kryeministrin kinez dhe zyrtarin më të lartë të tregtisë në Kinë, "në kohën e duhur".

E pyetur nëse administrata e Biden-it do të heqë tarifën e rreth 370 miliardë dollarë importe vjetore kineze të vendosura nga administrata e Trump-it në një periudhë të afërt, Tai tha se kjo do të varet shumë nga bisedat me Kinën dhe efektiviteti i marrëveshjes së fazës së parë.

Administrata Trump nisi një luftë tarifore me Kinën në vitin 2018 dhe dy vendet arritën marrëveshjen tregtare të Fazës 1 në janar 2020, sipas së cilës u kërkohet të zhvillojnë bisedime çdo gjashtë muaj. Por bisedimet e fundit nuk ndodhën.

Sipas marrëveshjes, Kina ra dakord të blinte 200 miliardë dollarësh mallra dhe shërbime shtesë nga ShBA-ja në vitet 2020 dhe 2021.

Në tremujorin e parë të këtij viti, Kina importoi 75 për qind me bazë vjetore, sipas Chad Bown, një anëtari të lartë në Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare.

Dy vendet mbajtën një takim të nivelit të lartë në Alaskë mbi çështjet strategjike në muajin mars ku ishte i pranishëm Yang Jiechi, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të KQ-së të PKK-së, si dhe Wang Yi, këshilltar i Shtetit njëherësh ministër i Jashtëm i KInës, gjithashtu sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së Jake Sullivan. Ky ishte takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve të nivelit të lartë që pas marrjes së detyrës së administratës së re amerikane.

Ai pasoi gjithashtu bisedën e parë telefonike midis presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Joe Biden pas marrjes së detyrës në janar nga Biden.