RTSH 24 Live

Botë

Për të luftuar sulmin bërthamor, SHBA-Kore e Jugut, stërvitje të përbashkëta

31/01/2023

Për të luftuar sulmin bërthamor, SHBA-Kore e Jugut, stërvitje të përbashkëta

SHBA ashtu edhe Koreja e Jugut do të kryejnë stërvitje simuluese për t'u përballur me kërcënimin e një sulmi bërthamor. Tensionet në gadishullin korean u rritën ndjeshëm në vitin 2022 pasi Koreja e Veriut kreu një numër të paprecedentë testesh armësh, duke përfshirë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale të aftë për të goditur territorin e SHBA- së , në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.

Kim Jong Un njoftoi në vitin 2022 se vendi i tij synon të ketë arsenalin bërthamor më të fuqishëm në botë, ndërsa në shtator ai e përshkroi statusin e fuqisë bërthamore të Koresë së Veriut si të pakthyeshëm.

Seuli dhe Uashingtoni kanë paralajmëruar që nga viti i kaluar se Pheniani ka përfunduar praktikisht përgatitjet e tij për të vazhduar me një test të ri të armëve bërthamore, i shtati në historinë e tij dhe i pari që nga viti 2017.

/rtsh.al/