Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për fondet e pensionit privat”
Drafti i paraqitur muaj më parë në Kuvend vjen si një propozim i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Projekt ligji është diskutuar me grupet e interesit si dhe ka marre një sërë propozimesh nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Projektligji synon të rrisë incentivat për të rritur investimet në fondet private të pensioneve.
Vlen të thuhet se gjatë gjysmës së parë të vitit, numri total i personave të përfshirë në fondet private të pensioneve ka shënuar një rritje prej 2.95% duke arritur ne 37,594 anëtarë. Gjithashtu rritje edhe më të fortë ka shënuar volumi i fondeve te investuara në këto skema ku tashme totali i aseteve neto vlerësohet në 58.13 milionë euro me një rritje prej 4.5 milionë eurosh në raport me vitin e shkuar.
Në përfundim të gjitha amendamentet e propozuara morën votat e të gjithë deputetëve të pranishëm në komision.
Gazetar: Omer Saraçi
/RTSH/