RTSH 24 Live

Kuriozitete

Pema më e vjetër në botë gjendet në Kili dhe mosha e saj është mbi një mijë vjet

11/05/2023

Pema më e vjetër në botë gjendet në Kili dhe mosha e saj është mbi një mijë vjet

Një pemë që mbiu për herë të parë mbi 3000 vjet para lindjes së Krishtit. Kjo mund të jetë pema më e vjetër në botë, një selvi madhështore me nofkën "Stërgjyshi". Analizat janë rezultat i matjeve të drejtpërdrejta dhe i përafrimeve të bëra duke marrë parasysh gjeografinë dhe botanikën e vendit.

Alerce Milenario është emri i saj në gjuhën hispanike, ajo ka mbijetuar gjatë gjithë këtyre viteve falë vendndodhjes së saj, në bazën e një toke të lagësht dhe mund të ndihmojë studiuesit të kuptojnë efektet e ndryshimeve klimatike në florën në mbarë botën.

Rekordi i saj i pabesueshëm nuk është publikuar ende zyrtarisht, por studiuesit pohojnë se është një pemë të paktën 600 vjet më e vjetër se ajo që mendohej të ishte më e vjetra.

Pema është e llojit selvi (Fitzroya cupressoides) dhe është rreth 5848 vjeç dhe qëndron në një pyll të largët tropikal në Kilin jugor, në Patagoni.

Kjo peme ngrihet në lartësi rreth 28 metra, dhe diametri i trungut është 4 metra. Pema ndodhet 800 kilometra nga Santiago de Kili, në rajonin e Los Rios. Për më tepër, ndodhet brenda një të çare të lagësht dhe kjo e ka mbrojtur me kalimin e viteve, si nga zjarret ashtu edhe nga pylltarët, të cilët megjithatë kanë marrë sasi të mëdha të saj në të kaluarën.

Derisa mosha e kësaj peme u zbulua, më e vjetra në botë mendohej të ishte "Methuselah", një pishë 4,854-vjeçare (Pinus longaeva) që jeton në Malet e Bardha të Kalifornisë lindore.

Antonio Lara, profesor në Fakultetin e Shkencave Pyjore dhe Burimeve Natyrore të Universitetit Austral të Valdivia dhe studiues në Qendrën Kiliane për Shkencën dhe Rezistencën Klimatike, studioi unazat e gjetura dhe më pas u kryen studime statistikore bazuar në vëzhgimin e selvive të tjera të pranishme në zonën e Patagonisë, duke qenë se gjenden shumë në këtë vend midis Argjentinës dhe Kilit.

/rtsh.al/