RTSH 24 Live

Botë

Pelegrinazhi në Mekë, këtë vit do të lejohen vetëm të vaksinuarit

07/04/2021

Pelegrinazhi në Mekë, këtë vit do të lejohen vetëm të vaksinuarit

Vaksinimi bëhet kusht edhe për pelegrinazhin e myslimanëve në Mekë që nis në mes të prillit. Vetëm kush e ka marrë vaksinën mund të shkojë atje.

Ministria e Haxhit bën me dije se njerëzit që kanë marrë dy doza të nevojshme të vaksinës dhe për ata që kanë marrë një dozë të vetme për të paktën katërmbëdhjetë ditë do të jenë personat e vetëm që do u jepet mundësia ta bëjnë këtë ritual.

I ndaluar vjet në mars si pasojë e pandemisë, pelegrinazhi filloi me masa të rrepta në muajin tetor për shumë pak persona dhe me rastin e festës, të shumtë janë ata që duan të shkojnë në Mekë, por ky kusht e ndryshon situatën./A2