RTSH 24 Live

Sociale

Pelegrinazhi në kishën e Laçit, besimtarët kalojnë natën duke u lutur

13/06/2022

Pelegrinazhi në kishën e Laçit, besimtarët kalojnë natën duke u lutur

Me 12 dhe 13 qershor mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria, ngjiten në Kodrat e qytetit të Laçit, tek Kisha e Shna Ndout, kisha e mrekullive. U përkasin besimeve të ndryshme, por secilin e bashkon besimi tek fuqia e kësaj kishe. Pjesa më e madhe e tyre, kanë kryer ritin e 13-të martave, që nisin në mes te marsit, ndërsa zgjedhin që 13 qershorin ta presin në mjediset e kësaj kishe.

Jehona e mrekullive të Kishës së Shna Ndout ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Edhe natën, teksa presin të gdhihet 13 qershori e të vijojnë ritet, bisedat dhe historitë mes pelegrinëve, mbi mrekullitë e kësaj kishe, u shtojnë besimin, se edhe ata do e ndiejnë këtë fuqi.

Kisha e Laçit, ose Kisha e Shna Ndout njihet si ndër gjashtë vendet e shenjta të pelegrinazhit në botë. Kjo kishë paleokristiane, u ndërtua dhe u inagurua për herë të parë në vitin 1557.

Misteri e mrekullia e kësaj kishe lidhet me procesin e shembjes së saj në vitin 1967. Thuhet se pasi shembën një pjesë të rrethimit 32 ushtarët e angazhuar në këtë proces të paralizuar nga mesi e poshtë. 

/rtsh/