RTSH 24 Live

Politikë

PDIU dy ankesa në KAS: Janë përllogaritur gabim votat për këshillat bashkiakë Lezhë dhe Delvinë

25/05/2023

PDIU dy ankesa në KAS: Janë përllogaritur gabim votat për këshillat bashkiakë Lezhë dhe Delvinë

PDIU ka dërguar dy ankesa në KAS lidhur me këshillat bashkiakë të Lezhës dhe Delvinës.

Në të dyja rastet PDIU kundërshton vendimin e KQZ për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve për këshillat bashkiak Delvinë dhe Lezhë dhe ndrysim të këtij vendimi.

Në Këshillin Bashkiakë Delvinë, PDIU pretendon se përllogaritja e mandate për këshillat është bërë gabim. Sipas PDIU në KZAZ nr.89 edhe pse kishte marrë 245 vota ose 5.02 % nuk ka marrë asnjë mandat, dhe PSD që ka marrë 753 vota ose 15.42 % ka marrë 3 mandate.

PDIU pretendon se është bërë gabim në përllogaritjen e mandateve për këshillin bashkiak Delvinë dhe për këtë është cenuar dhe ndarja e mandateve sa i përket anëtarëve.

KERKESE ANKIMORE DELVINA by Rtsh Faqe on Scribd

Edhe për Këshillin Bashkiak Lezhë, PDIU kërkon rinumërim të votave në KZAZ nr.12 dhe nr.13 dhe pasqyrimin e tyre në tabelën përmbledhëse. PDIU pretendon se në këtë rast ka tjetërsim të votave nga ato që thonë me gojë numëruesit në ato që janë hedhur në sistem.

“Nga referimi i tabelave përmbledhëse te KZAZ 12 dhe 13, rezulton se ky subjekt zgjedhor ka marre 284 vota dhe 225 voto, ne total 509 vota. Nga përfaqësuesit tanë ne këto KZAZ, janë vërejtur shumë parregullsi dhe në momentin e procesit te numërimit te votave, nga drejtuesit e KZAZ-ve, brenda 3 orëve janë ndërruar 4 here grupet e numërimit, një veprim ne kundërshtim te plote, me ligjin. Po te shohësh kamerat ne tavolinat e qendrave te numërimit konstatohet se kemi tjetërsim te vullnetit te votave, nga ato te deklaruara me goje nga numëruesit, ne ato te hedhura ne sistem”, thuhet në ankesën e PDIU.

Në të dy këshillat bashkiakë si të Lezhës dhe Delvinës, PDIU nuk ka fituar asnjë mandat.

KERKESE ANKIMORE LEZHE by Rtsh Faqe on Scribd

/rtsh.al/