RTSH 24 Live

Politikë

PD mbledh grupin parlamentar

25/09/2021

PD mbledh grupin parlamentar

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar ku po diskutohet lidhur me vendimin që do të marrë PD sa i takon pjesëmarrjes në Komisionet Parlamentare.
Mazhoranca vendosi që mbledhjet e Komisoneve Parlamentare të zhvillohen online, ndërsa opozita kërkoi që ato të jenë fizike. Kujtojmë që deputetët e PD-së reaguan seancën e kaluar duke e konsideruar vendimin një akt që synon ti mbyllë gojën opozitës.
Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, gjatë një prononcimi për mediat nuk foli në asnjë moment për bojkotim të Komisioneve Parlamentare.
Një tjetër çështje që pritet të diskutohet në mbledhjen e ditës së sotme është edhe Reforma Territoriale. 
Kujtojmë që gjatë një prononcimi për gazetarët, ambasadorja amerikane Yuri Kim vuri në dukje se PD ka shumë punë për të bërë në Parlament, duke pëmendur edhe Reformën Territoriale.