RTSH 24 Live

Politikë

PD Korçë: Qyteti nuk ka asgjë për të ofruar për të rinjtë

13/01/2021

PD Korçë: Qyteti nuk ka asgjë për të ofruar për të rinjtë

“Qyteti i Korçës, nuk ka asgjë për të ofruar për të rinjtë, të cilët duhet të përballen me mediokritetin dhe injorancën, kur bëhet fjalë për punësimin e tyre.”- Kështu është shprehur Hansi Kapllani, koordinator i denoncimit qytetar, në Partinë Demokratike dega Korçë, këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat.

Sipas Kapllanit, janë të pakta, gati zero, rastet e punësimit të të rinjve ekselentë në administratë, arsim, mjekësi apo edhe në institucionet e tjera. Ai i ka quajtur iniciativa boshe, ato që bëjnë funksionarët e bashkisë Korçë, për inovacionin dhe punësimin e të rinjve.