RTSH 24 Live

Kronika

PD kërkesë KQZ-së: Projekti pilot të zbatohet në qarqet Fier dhe Korçë

07/01/2021

PD kërkesë KQZ-së: Projekti pilot të zbatohet në qarqet Fier dhe Korçë

Vullneti i Partisë Demokratike për zbatimin e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit është që ai të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë. 
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i shprehu këtë opinion të PD-së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, në përgjigje të kërkesës së tij, drejtuar në datën 28 dhjetor të vitit 2020-të. 
Një nga risitë kryesore të zgjedhjeve  parlamentare të vitit 2021, do të jetë  identifikimi biometrik. 
Sipas institucionit të administrimit të zgjedhjve në një kohë të shkurtër është bërë shumë në këtë drejtim. 
Aktualisht KQZ është në fazën e proçedurës së prokurimit të paisjeve dhe të këtij shërbimi, me bindjen se ky proces do të jetë i mundur të realizohet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.