RTSH 24 Live

Politikë

PD i përgjigjet ftesës së Ballës, Bardhi: “Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi është masakra zgjedhore!”

07/05/2021

PD i përgjigjet ftesës së Ballës, Bardhi: “Gjëja e  vetme me të cilën duhet të merremi është masakra zgjedhore!”

Demokratët refuzojnë ftesën e bërë sot nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Kuvend, që ti bashkohen nismës së socialistëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se ftesa e Ballës është një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave më 25 Prill. Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon ta bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmangë vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, tha Bardhi.