RTSH 24 Live

Politikë

PD/ Harxhi denoncon: Zgjedhjet me probleme të mëdha

13/06/2021

PD/ Harxhi denoncon: Zgjedhjet me probleme të mëdha

Edith Harxhi, kandidate në garën për kreun e PD, ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme. Ajo tha se është shumë shqetësuese fakti që me mijëra anëtarë që kanë qenë aktiv në zgjedhjet e 25 prillit dhe themelues të PD nuk e kanë emrin në listë. Ajo tha se në disa raste po votojnë persona që nuk janë as anëtar të PD dhe nuk kanë as kartë anëtarësie, ndërsa tha se në Kavajë edhe Mat po bëhet votim familjar.

"Një numër i konsiderueshëm anëtarësh që janë kontribues në parti, kanë qenë aktiv në zgjedhjet e fundit dhe themelues të PD nuk kanë votuar se nuk janë në lista. Ka të dhëna nga shumë qendra në vend që kanë probleme.  Një tjetër problem është edhe votimi i atyre që nuk kanë emrin në listë dhe nuk kanë kartë anëtarësie dhe po lejohen vetëm me karta identiteti. Është vënë re një proces i skanimit dhe fotografimit të fletës së votimit. Gjana tha se këto janë bërë jashtë qendrës së votimit, kjo implikon votimin pasi  nuk duhet të ketë fletë votimi jashtë daljes nga qendra, prandaj këto bëhen brenda kutisë së votimit. Ka pasur raste ku ka pasur votim familjar në Kavajë dhe Mat, kjo është e patolerueshme. Më shqetësuese për mua është mosvotimi i mijëra anëtarëve që nuk figurojnë në lista. Ky proces ka probleme të mëdha, por pavarësisht kësaj kërkoj që të gjithë anëtarët të dalin të votojnë masivisht, tha Harxhi.