RTSH 24 Live

Politikë

PD dorëzon në Kuvend amendamentet, Basha: Synojnë daljen e Shqipërisë nga kriza!

20/10/2021

PD dorëzon në Kuvend amendamentet, Basha: Synojnë daljen e Shqipërisë nga kriza!

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend amendamentet kushtetuese për reformën zgjedhore, territoriale dhe vettingun e politikanëve. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp njoftoi se këto tre çështje kryesore janë Reforma Zgjedhore, Reforma Territoriale dhe vetingu i politikanëve të cilat sipas tij synojnë daljen e Shqipërisë nga kriza. Apo kthimin në shina. sic ai e konsideron. “Një nga çështjet kryesore, ka të bëjë me Reformën Zgjedhore përfshirë me të gjitha aspektet e saj, çështje të sistemit, të garancive që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë më arenë për lukunitë e krimit të organizuar”. tha ai. “Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë shqiptarët si në zonat urbane dhe në zonat rurale për shkak të dështimit total të Reformës Territoriale. Në këtë kuadër propozimi është fare i qartë. Në kushtetutë ka një nen ku komunat ekzistojnë, ka një vullnet që unë personalisht e kam prekur në çdo tur për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Ne kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urbane dhe bashki rurale, pak rëndësi ka që do quhen bashki rurale apo komuna, rëndësi ka që pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve”, tha ai.
Zoti Basha shtoi se propozimi tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve. “Rastësisht dje pashë artikuj që deklaronin se rikthehet vetingu i politikanëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Me të vërtetë ideja e 2018 për ta pastruar Parlamentin e Shqipërisë nga politikanë të lidhur me krimin e organizuar, që nuk justifikojnë pasuritë e tyre. Ky objektiv ka qenë 2018 dhe është dhe objektivi i sotëm por ka një ndryshim themelor pasi vjen përmes  opinionit të Venecias të kërkuar nga PD. Shqipëria e ka të domosdoshme për të pastruar politikën ngar krimi i organizuar. Komisioni i Venecias ka thënë se qëllimi është legjitim, por ka kërkuar që të bëhet qartësisht ligjor”, tha lideri demokrat Basha.