RTSH 24 Live

Kronika

PD akuza qeverisë blerjen e votave me fonde publike: Gjatë muajve mars dhe prill u dhanë 40 mln euro për familjet e prekura nga tërmeti

01/05/2021

PD akuza qeverisë blerjen e votave me fonde publike: Gjatë muajve mars dhe prill u dhanë 40 mln euro për familjet e prekura nga tërmeti

Partia Demokratike, tashmë sërish në opozitë për të tretin mandat zgjedhor,  ka vazhduar denoncimin e sipas saj blerjen e votave me fonde publike. Të shtunë deputeti në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, shprehet se gjatë muajve mars dhe prill, bashkitë e kontrolluara nga qevria sipas tij dhanë 40 milion euro për familjet e prekura nga tërmeti. Sipas tij në javën zgjedhore Bashkia e Durrësit ndau 6 milion euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.


Deklarata e plotë e zotit Bylykbashi:

Ditë pas dite dalin në dritë fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Rama-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet.

Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumenta dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve.