RTSH 24 Live

Politikë

PD: 97% e familjeve shqiptare nuk plotësojnë nevojat bazike të fëmijëve

27/09/2021

PD: 97% e familjeve shqiptare nuk plotësojnë nevojat bazike të fëmijëve

Sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu deklaroi sot se 97% e familjeve shqiptare nuk plotësojnë nevojat bazike të fëmijëve. Në reagimin e tij, Agalliu shprehet se fëmijët nuk janë kukulla që përdoren për qëllime elektorale por duhet të jenë përgjegjësi primare. “Aq më keq akoma, kur bëhet fjalë për pajisje argëtimi dhe teknologjie, veprimtari sportive, festa të veçanta si ditëlindje, organizime aktivitetesh shkollore me pagesë, apo mbi të gjitha kur flasim për shëndetin e tyre. Këto të dhëna nuk ka nevojë ti dëgjojmë nga ekspertë të INSTAT sepse çdo shqiptar e ndjen tek familja dhe fëmija e vetë. Kjo nuk do të thotë vetëm vuajtje për këta fëmije e këto familje por rritja e një brezi me probleme të rënda, çka do të ketë impakt negativ në shoqërinë shqiptare në vitet në vijim. Asnjë fjalë dhe strategji domethënëse për reduktimin e varfërisë në broshurën marketing të Qeverisë qe e shet si program. Asnjë akt i ndërmarr deri më tani për rritjen e çmimeve të cilat po zhysin në mjerim dhe varfëri familjet shqiptare”, shprehet ai.