RTSH 24 Live

Politikë

PD: 447 milionë euro gjoba e Ramës për familjet shqiptare!

24/07/2021

PD: 447 milionë euro gjoba e Ramës për familjet shqiptare!
 
 

PD ka reaguar lidhur me detyrimet e mëdha sipas saj që shteti shqiptar duhet të paguajë pas humbjeve në gjyqet e arbitrazhit ndërkombëtar, mes tyre dhe për çështjen “Becchetti” . Ajo ka publikuar ndërkaq një deklaratë të kryeministrit Edi Rama i cili shprehet se “ne nuk kemi humbur arbitrazhe”. "Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët”, thekson PD në një deklaratë.  Kjo parti kujton se në 8 prill ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. "Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët”.