RTSH 24 Live

Europë

Pavel: Ukraina duhet të lejohet që t’i bashkohet NATO-s menjëherë pas përfundimit të luftës

01/02/2023

Pavel: Ukraina duhet të lejohet që t’i bashkohet NATO-s menjëherë pas përfundimit të luftës

Një një intervistë për BBC, menjëherë pas zgjedhjes së tij si presidenti i Çekisë, Petr Pavel, deklaroi se  menjehërë pas mbarimit të luftës, Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO. 

Pavel, një gjeneral në pension, tha se Ukraina do të ishte “moralisht dhe praktikisht e gatshme” për t’u bashkuar me aleancën perëndimore pas përfundimit të konfliktit. Sipas tij, ushtria ukrainase do të jetë ndoshta ushtria më me përvojë në Evropë dhe se e meriton të jetë pjesë e një komuniteti të vendeve demokratike”, tha ai. 

Duke folur nga Praga, ai tha se dërgimi i avionëve luftarakë perëndimorë si F-16 nuk është temë “tabu” për të, por tha se nuk ishte i sigurt se ata mund të dorëzoheshin në një afat kohor që mund të ishte i dobishëm për Kievin. 

Republika Çeke ishte vendi i parë perëndimor që dërgoi në Kiev, tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë të dizajnuara nga sovjetikët, pjesë e një serie dërgesash të armëve të rënda që thuhet se filluan që në mars të vitit te kaluar.