RTSH 24 Live

Aktualitet

Paulin Rajta emërohet drejtor i Policisë së Burgjeve

17/06/2022

Paulin Rajta emërohet drejtor i Policisë së Burgjeve

Paulin Rajta është emëruar drejtor i Policisë së Burgjeve. Emërimi u bë nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi. Ai ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj.

Së fundmi Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë.

/rtsh.al/