RTSH 24 Live

Sociale

Pasojat e plazhit tek fëmijët, mjekët apel prindërve për vendet që frekuentojnë

08/06/2022

Pasojat e plazhit tek fëmijët, mjekët apel prindërve për vendet që frekuentojnë

Rritja e menjëhershme e temperaturave dhe frekuentimi i plazheve gjatë fundjavës ka shtuar sëmundshmërinë tek moshat pediatrike. Mungesa e kushteve higjeno-sanitare në disa plazhe si ushqimet jo të përpunuara mirë kanë ndikuar në shtimin e diarreve dhe të vjellave duke i detyruar prindërit të ndërpresin pushimet.

Mjekët thotë se marrja e ndihmës së parë në urgjencë stabilizon parametrat e dehidrimit dhe disa të tjera por nuk mbaron këtu kujdesi ndaj fëmijës.

Mjeku pediatër në Qëndrën Shëndetësore nr.10 Bektash Mandri këshillon prindërit të jenë selektiv në frekuentimin e plazheve kur janë të shoqëruar me fëmijë.

Numri i vizitave ditore pediatrike në një qëndër shëndetësore shkon nga 27-30 me një spektër të gjerë shqetësimesh.

/rtsh/