RTSH 24 Live

Botë

Pasardhësi i mundshëm i Nasrallahut "vritet nga Izraeli"

3 orë para

Pasardhësi i mundshëm i Nasrallahut "vritet nga Izraeli"

Një figurë e lartë e Hezbollahut, e cilësuar si një nga pasardhësit e Hassan Nasrallah, është vrarë në Liban, sipas ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite tha të dielën se vrau Nabil Kaouk, nënkryetarin e Këshillit Qendror të Hezbollahut, në mes të një shkëmbimi të vazhdueshëm sulmesh midis dy palëve.

Kaouk ishte konsideruar si një nga pasardhësit e mundshëm të Nasrallah, pasi luajti një rol kyç në operacionet ushtarake kundër Izraelit.

Ai ishte një anëtar veteran i Hezbollahut që nga vitet 1980 dhe më parë kishte shërbyer si komandant ushtarak i Hezbollahut në Libanin jugor. Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar sanksione kundër tij në vitin 2020.

Hezbollahu nuk ka komentuar ende, por mbështetësit kanë postuar mesazhe zie për të që nga e shtuna.

 

/rtsh.al/