RTSH 24 Live

Aktualitet

Pasaporta e gjelbër e vaksinimit, çdo i vaksinuar e gjen në e-Albania

15/05/2021

Pasaporta e gjelbër e vaksinimit, çdo i vaksinuar e gjen në e-Albania

 
Të gjithë shqiptarët që tashmë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, mund të pajisjen me pasaportën e gjelbër. Ky është një dokument që shkarkohet nga e-albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të lëvizë lirshëm dhe pa kufizim. Ja si mund ta siguroni këtë dokument.

Në portalin e-Albania, vendosni kodin NID qe ndodhet ne kartën e identitetit dhe vendosni fjalëkalimin tuaj. Me pas në rubrikën “Shëndetësia dhe Mbrojtja sociale”  klikoni mbi “Pasaportë vaksinimi Covid-19” dhe aty mund të shkarkoni lehtësisht certifikatën tuaj të gjelbër me bar-kodin e sigurisë. Kjo pasaportë është e përdorshme për udhëtim sipas vendeve të ndryshme në Europe dhe në botë.

Janë ende shumë vende që kërkojnë edhe testin covid për të udhëtuar dhe parashikojnë edhe karantinim, por kjo pritet të ndryshojë së shpejti. Disa nga vende evropiane njohin dokumentin në rastet kur janë përdorur vaksina të certifikuara prej tyre. Por vende si Greqia ka vendosur të njohë edhe vaksinat e tjera, si Sinovak kineze. Ndërkohë që EMA në bashkimin evropian ka marrë në shqyrtim vaksinën e njohur kineze me të cilën janë imunizuar nga covid një numër shumë i madh i shqiptarëve. Ekspertët shqiptarë besojnë gjithmonë e me tepër se kufijte do të duhet te hapen ne menyre harmonike e te koordinuar për edhe venedet e Ballkanit perendimor qe jane nje hap larg antaresimit, por pse jo edhe vendet e tjera, ndërsa shpresojnë që procedurat e certifikimit të vaksinës ruse e kineze nga EMA të jenë të shkrutra dhe  xhestet politike lidhur me solidaritetin per kontrollin e pandemise të vijnë kështu e  të dëshmohen me fakte.