RTSH 24 Live

Botë

Pas Ukrainës, Putin synon Poloninë? Deputeti rus: Varshava ka radhën për ‘denazifikimin'

13/05/2022

Pas Ukrainës, Putin synon Poloninë? Deputeti rus: Varshava ka radhën për ‘denazifikimin'

Deputeti i Dumës së Rusisë Oleg Morozov propozoi që Polonia te jetë shteti i radhës për ‘denazifikimin’ pas Ukrainës. Kjo deklaratë e tij vjen pas bllokimit të llogarive të ambasadës polake në Moskë.

Zyrtari i lartë rus shkroi se një operacion i mundshëm ushtarak kundër Polonisë do të ishte një përgjigje ndaj deklaratës së Varshavës se Rusia është një "tumor kanceroz".

"Me deklaratat e saj për Rusinë si një "tumor kanceroz" dhe për "dëmshpërblimin" që duhet t'i paguajmë Ukrainës, Polonia na inkurajon ta vendosim atë në radhë të parë për denazifikimin pas Ukrainës", shkruan ai në Telegram.

Autoritetet ruse bllokuan llogaritë e ambasadës polake në Moskë si një masë hakmarrëse ndaj dënimit dhe sanksioneve që Polonia ka vendosur ndaj Rusisë.

Termi ‘denazifikim’ është përdorur për kuptimin e eliminimit të përhershëm të ideologjisë naziste dhe Rusia e ka përdoru këtë si justifikim për të nisur luftën në Ukrainë, ku sipas saj “po kryen një operacion special” dhe jo pushtim. / New York Time Post

/rtsh.al/