RTSH 24 Live

Aktualitet

Pas shirave, java do të ketë mot të qëndrueshëm

19/09/2021

Pas shirave, java do të ketë mot të qëndrueshëm

Në fundjavën e tretë e shtatorit edhe pse ka pasur prani të rreshjeve të shiut, përsëri temperaturat do të jenë të larta. Sipas meterologes Rezarta Xhakollari ky mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe në fillimin e  javës. Në zonat malore temperaturat maksimale do të shkojnë në 26 gradë celcius ndërsa në bregdet dhe zonat e ulta temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë. Sipas Xhakollarit gjatë javës do të ketë stabilitet të kushteve atmosferike. Fundi i muajit pritet të jetë me mot të kthjellet dhe me rreshje shiu.