RTSH 24 Live

Europë

Pas protestave në Itali, reagon Di Maio

07/04/2021

Pas protestave në Itali, reagon Di Maio

Protesta u zhvillua të martën nga operatorët e tregut, pronarët e bareve, restoraneve si edhe pronarët e palestrave.

Ministri italian Luigi Di Maio ka reaguar pas protestave të zhvilluar në Itali.

Di Maio u shpreh kundër dhunës dhe sipas tij përdorimi i saj duhet të dënohet gjithmonë, duke shtuar se në këto protesta punëtorët demostruan se zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Gjithashtu i theksoi se duhet një ndryshim i ri i buxhetit dhe një dekret për bizniset e vogla.

Protesta u zhvillua të martën nga operatorët e tregut, pronarët e bareve, restoraneve si edhe pronarët e palestrave.

Protestuesin ishin kundër qeverisë pasi prej 5 javësh të vendosur në zonën e kuqe kishin të bllokuar aktivititetin e bizniseve.