RTSH 24 Live

Botë

Pas kontrollit në rezidencën në Florida, Prokuroria i verifikon pasuritë e paluajtshme, Trump: Gjueti shtrigash

10/08/2022

Pas kontrollit në rezidencën në Florida, Prokuroria i verifikon pasuritë e paluajtshme, Trump: Gjueti shtrigash

Pas kontrollit në rezidencën në Florida nga FBI, ish-Presidenti Donad Trump sërish në telashe.

Prokuroria e Përgjithshme e Nju Jorkut ka nisur një verifikim mbi ish-presidentin për manipulim të vlerave të pasurive të paluajtshme.

Trump tha në një postim në Truth Social se do ta "shihte në sy prokuroren e Nju Jorkut si vazhdim i sagës së gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e SHBA. Kompania ime e madhe dhe unë, po sulmohemi nga të gjitha anët. Republika e Bananeve!"raporton CNN.

FBI ekzekutoi një urdhër kontrolli në Mar-a- Lago, rezidenca e tij kryesore në Florida e ish presidentit në lidhje me një hetim për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

Ish-presidenti ka mohuar të ketë shkelje nga organizata e tij dhe e ka quajtur hetimin e Nju Jorkut të motivuar politikisht.

/rtsh.al/