RTSH 24 Live

Sociale

Pas dy vitesh izolim nga pandemia, turistët rikthehen në Elbasan, interes për kultet fetare

27/07/2022

Pas dy vitesh izolim nga pandemia, turistët rikthehen në Elbasan, interes për kultet fetare

Pas dy viteve izolim prej pandemisë, këtë vit qyteti i Elbasanit është vizituar nga turistë që kanë interes për trashëgiminë kulturore dhe kultet fetare. Turistët vijnë nga çdo skaj i vendit, por edhe përtej oqeanit.

Operatorët turistikë thonë se këtë vit dominojnë turistët europian. Pavarësisht resurseve në trashëgiminë kulturore, turistët në Elbasan mbeten tranzit. Ata vizitojnë kalanë historike, kultet fetare që gjenden brenda saj, muzeun etnografik dhe padyshim qendrën e qytetit.

Gëzim Karaj, Hoxha i Xhamisë Mbret në lagjen Kala thotë se vitet e fundit shihet një interes i lartë i turistëve për turizmin fetar. Kalaja e Elbasanit ka në territorin e saj xhami dhe kisha të cilat preferohen mjaft nga të huajt, por mbi të gjitha, hoxha veçon sjelljen e të huajve.

Të fundit që kanë zbritur në Elbasan janë një grup turistesh nga Shkodra dhe Kosova. Disa kthehen për të disatën herë në Elbasan, sikundër ka të tjerë që vijnë për herë të parë.

Duke qenë se turizmi në Elbasan është ditor dhe turistët në shumicën e rasteve janë në moshë pak ndikojnë në aspektin ekonomik të qytetit.

/rtsh. al/