RTSH 24 Live

Politikë

Pas dorëheqjes së Bamir Topit, FRD zgjedh kryetarin e ri të partisë

05/03/2021

Pas dorëheqjes së Bamir Topit, FRD zgjedh kryetarin e ri të partisë

Pas dorëheqjes së Bamir Topit nga drejtimi i FRD, Sali Shehu do të jetë kreu i ri i partisë deri në zgjedhje. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të partisë, u pranua dorëheqja e Topit dhe u zgjodh Sali Shehu. Më herët Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Kujtojmë se Bamir Topi u dorëhoq nga detyra si kryetar, pasi Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie firmosi një marrëveshje me kreun e PD-së Lulzim Basha. Sipas një njoftimi, Aambleja e Përgjithshme e FRD-së zgjodhi Sali Shehun si kryetar të partisë si dhe pranoi dorëheqjen e Bamir Topit. Me uninanimitet të plotë u vendos nga Asambleja që FRPD të jetë pjesë e koalicionit me PD-në në zgjedhjet e 25 Prillit. Sali Shehu ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PFD dhe ishte ai që firmosi marrëveshjen me Bashën.