RTSH 24 Live

Televizion

Pas 17 vitesh histori dashurie, një dasmë për Fatma Haxhialiun?

29/04/2023

Pas 17 vitesh histori dashurie, një dasmë për Fatma Haxhialiun?

Gazetarja, Fatma Haxhialiu, iu bashkua këtë të shtunë programit ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi. Së fundmi ajo provoi vetë në një sfidë të re siç ishte ajo e aktrimit.

Fatma tregoi se ka shijuar çdo shfaqje të saj dhe se emocionet e marra nga publiku në sallë ishin tejet të veçanta.

A është aktrimi arsyeja e largimit të saj nga ekrani? Gjatë bisedës me Ermalin ajo tha se mungesa në ekran vjen për shkak të mbylljes së programit ‘Goca dhe gra’ ndërsa mbetet e hapur përballë çdo projekti tjetër televiziv.

Por a e shikon veten ngushtësisht të lidhur më median?

Fatma rrëfeu se ndihet shumë e realizuar edhe si sipërmarrëse dhe se nuk është në fazën që një mungesë televizive ta trishtoj pafund apo të ndihet keq.

Nuk harroi të përmend edhe dëshirën për përfshirjen në shumë kauza sociale e fushata ndërgjegjësuese.

Paralel me jetën publike, Ermali e pyeti edhe për jetën familjare.

Fatma ka një histori dashurie prej 17 vitesh me partnerin e saj edhe pse ende nuk ka një dasëm apo celebrim.

A është koha për një ceremoni festive? Mesa duket po, planet janë për 20 vjetorin e lidhjes së tyre edhe pse Fatma tregoi se nuk ka qenë kurrë e lidhur me konceptim e dasmës apo festave të mëdha familjare.

/rtsh.al/