RTSH 24 Live

Sociale

Parlamenti shqiptar mban një minutë heshtje për tragjedinë shqiptare në Bullgari

25/11/2021

Parlamenti shqiptar mban një minutë heshtje për tragjedinë shqiptare në Bullgari

Parlamenti shqiptar ka mbajtur të enjten një minutë heshtje në respekt të kujtimit të viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari pak ditë më parë ku humbën jetën 46 persona, shumica pjestarë të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. 
Në vend ngjarja është komentuar me dhimbje e trishtim, por ka patur debate nëse Tirana zyrtare duhet të deklaronte shpalljen e një ditë zije kombëtare për këtë ngjarje tragjike.