RTSH 24 Live

Televizion

Parlamenti miraton anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH

07/05/2021

Parlamenti miraton anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH

Parlamenti shqiptar ka miratuar të premten  katër projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio -Televizionit Shqiptar.
Me 92 vota pro, 1 kundër dhe 7 abstenim, Milena Selimi u emërua anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH, e cila është drejtore e COD, Qendra për Hapje dhe Dialog.


Me 92 vota pro, 1 kundër dhe 8 abstenim, Thanas Goga emërohet anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH, i cili është profesor Komunikimi në Universitetin e Tiranës.


Me 96 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenim analisti Gëzim Podgorica, ish-ambasador u emërua anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH.


Ndërsa me 96 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenim Engjëll Ndocaj, u emërua anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH, i cili punon si gazetar prej një kohe të gjatë në këtë televizion.