RTSH 24 Live

Politikë

Parlamenti miratoi rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, reagon Rusia: Personat e përfshirë në krime të dënohen

02/08/2022

Parlamenti miratoi rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, reagon Rusia: Personat e përfshirë në krime të dënohen

Pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt nga Parlamenti Shqiptar me 125 vota, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Kjo e fundit me një postim në rrjetin social Twitter shpreh vendosmërinë e Rusisë në qëndrimin e saj se personat e përfshirë në trafikim organesh duhet të dënohen.

Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, shkruan Ministria e Jashtme ruse.

/rtsh.al/