RTSH 24 Live

Greqi

Parlamenti grek miraton projektligjin për kanabisin farmaceutik 

22/05/2021

Parlamenti grek miraton projektligjin për kanabisin farmaceutik 


Ligjvënësit grekë votuan të premten për një projektligj që lejon kultivimin dhe shitjen e kanabisit farmaceutik.  Një votë  e kërkuar nga opozita kryesore SYRIZA, regjistroi 158 vota pro dhe 33 kundër. Projekt-ligji u refuzua nga deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë, Grek Solution dhe MeRA 25. Vetë Syriza abstenoi nga votimi për të protestuar për faktin se votimi i thirrjes nuk u krye personalisht. Lëvizja për Ndryshim (KINAL), e cila fillimisht tha se do të mbështeste projekt-ligjin, abstenoi gjithashtu, duke akuzuar se mbajtja e votave me thirrje të kërkuara nga Syriza kur ajo parti nuk merr pjesë në to minon procedurat parlamentare. Projekt-ligji, i paraqitur nga Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve, është etiketuar "Prodhimi, nxjerrja dhe shpërndarja e produkteve përfundimtare të kanabisit farmaceutik të llojeve Cannabis Sativa L, që përmbajnë mbi 0.2% të tetrahidrokannabolit (THC)".