RTSH 24 Live

Politikë

Parlamenti Europian thirrje që të mbahen sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24/02/2021

Parlamenti Europian thirrje që të mbahen sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Europian ka adresuar në dokumentet orientuese të politikës së jashtme të BE-së çështjen e Konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në javët e para të këtij viti dokumenti i orientuar përkundrejt pozicionimit të BE-së si një "partner i zgjedhur" në një rend gjeopolitik në ndryshim, ligjvënësit europianë apelojnë për mbajtjen e Konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, pas vendimit për hapejn e bisedimeve të pranimit me të dy vendet. 
Dokumenti politikë-orientues përforcon  angazhimin për zgjerimin si një politikë kyçe transformuese të BE dhe mirëpret metodologjinë e rishikuar nga Komisioni dhe theksimin e saj më të fortë në natyrën politike të procesit të zgjerimit. Duke shprehur mbështetje për perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor rikonfirmimit e mbështetjes së qartë të Shteteve Anëtare të BE-së për këtë perspektivë, nga Deklarata e Zagrebit e 6 majit 2020 dhe vendimin për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i drejtohet Këshillit Europian për të formalizuar me shpejtësi procesin.
Parlamenti i bën thirrje Këshillit dhe Komisionit të fillojnë konferencat ndërqeveritare me këto dy vende pa vonesë dhe më përgjithësisht për të përshpejtuar procesin e pranimit, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjeografikisht, historikisht dhe kulturorisht pjesë e Evropës. Ai nënvizon se integrimi i këtyre vendeve në BE është i një rëndësie thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në tërësi, si dhe për ndikimin e BE-së në rajon dhe më gjerë.
Ndërsa nxit Bullgarinë, në veçanti, të ndalojë kundërshtimin e hapjes së konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, Parlamenti u kujton gjithashtu vendeve që po mbajnë reforma, që të kërkojnë të kenë rezultate të qendrueshme.